Psikoterapi

Psikoterapia ofron një hapësirë të strukturuar për të kuptuar më mirë vështirësitë emocionale dhe psikologjike. Punojmë me modele mendimi, sjelljeje dhe marrëdhëniesh që mund të ndikojnë në jetën e përditshme. Procesi përshtatet sipas nevojave dhe objektivave të secilit individ.

Image

Seancat e psikoterapisë janë takime të strukturuara dhe të personalizuara që synojnë të ndihmojnë në kuptimin dhe menaxhimin e vështirësive emocionale, mendimeve, sjelljeve dhe marrëdhënieve. Qasja përshtatet sipas nevojave, objektivave dhe problematikës së secilit individ.




Përfitimet kryesore


Menaxhim më i mirë emocional
Mësoni të kuptoni dhe përballoni emocionet në mënyrë më funksionale.


Ndryshim i mekanizmave toksik
Punojmë me mendime, sjellje dhe modele marrëdhëniesh që krijojnë vështirësi.


Rritje personale dhe vetëkuptim
Zhvilloni një kuptim më të thellë të vetes, nevojave dhe mënyrës së funksionimit.



Si zhvillohet terapia

Përcaktimi i objektivave
Identifikojmë problematikat kryesore dhe çfarë dëshironi të ndryshoni.



Eksplorimi i problematikës
Punojmë me përvojat, mendimet, emocionet dhe modelet që ndikojnë te ju.



Ndërhyrja terapeutike
Përdorim teknika dhe strategji të përshtatura me nevojat dhe qasjen terapeutike.



Vlerësimi i progresit
Ndjekim ndryshimet, përmirësimet dhe përshtatim terapinë sipas ecurisë.




Për kë është kjo terapi

Psikoterapia është e përshtatshme për persona që përjetojnë ankth, stres, depresivitet, trauma, vështirësi në marrëdhënie, probleme me vetëvlerësimin, mendime obsesive ose që kërkojnë zhvillim personal dhe një kuptim më të mirë të vetes.