Rehabilitation

Ankthi - kaq shumë fjalë për mua, kush jam?

Di se si të të marr frymën, kam mësuar si të të pushtoj ëndrrat e tua, jo vetëm ëndrrat e gjuimt, por dhe ato të jetës. Jam këtu për të të frikësuar ty, të të bëj që të pyesësh veten 1001 herë për të marrë hapin e rradhës, të çrregulloj çdo aspekt të jetës, e të dyshosh dhe vetë ekzistencën tënde.

Image

Ankthi është një reagim normal i trupit ndaj stresit, pasigurisë ose ndjesisë së rrezikut. Ai mund të shfaqet përmes shqetësimit të vazhdueshëm, tensionit, rrahjeve të shpejta të zemrës, vështirësisë në frymëmarrje, pagjumësisë ose mendimeve që përsëriten. Kur ankthi bëhet i shpeshtë dhe ndikon në përditshmëri, është e rëndësishme të kuptohet dhe të menaxhohet me mbështetjen e duhur.